Kosova

Hapet panairi ndërkombëtar “Prishtina 2024”

Shihet si mundësi ideale e avancimit të ekonomisë kosovare

Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024” është hapur të mërkurën, në të cilin marrin pjesë mbi 100 kompani vendore dhe ndërkombëtare, e që do të zgjasë tri ditë më radhë, përcjell albinfo.ch.

Ky panair është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, sipas të cilëve ky panair është mundësi ideale e avancimit të proceseve ekonomike, përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërkombëtarizimin e ekonomisë kosovare.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se pjesëmarrës në këtë panair janë nga e gjithë bota, andaj ka kërkuar nga bizneset që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Këtë vite kemi nderin të presim pjesëmarrës nga e gjithë bota. Prania e juaj është dëshmi e frymës së qëndrueshme ndërkombëtare. Panairi ynë ka ofruara mundësi për shkëmbim të njohurive dhe praktika të biznesit. Gjatë këtij panair do të këtë diskutime të rëndësishme mbi investimet, fondin e sfidave të rajonit dhe prezantimin e ndërmarrjeve të suksesshme. Ky panair nuk është thjeshtë një event është një mundësi e përparimit, andaj ta shfrytëzojmë këtë mundësi për lidhjen e partneritetit”, ka thënë Rafuna.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se panaire të tilla ndihmojnë bizneset që t’i promovojnë produktet e tyre. Bislimi ka thënë se i rëndësishëm për Qeverinë është pozicionimi më i fortë në tregun e jashtëm, ndërsa përmend edhe numrin e bizneseve që janë përkrahur në promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre.

“Panairi si kjo ndihmojnë në promovimin dhe rrjetëzimin e bizneseve lokale, ofrojmë mundësi të zgjerimit të tregut dhe tërheqin investitorë të rinj. Ngjarje si kjo nxisin eksportet dhe divesifikimin e ekonomisë sonë, tërheqin turistë dhe gjenerojnë të ardhura për bizneset lokale duke treguar një ekonomi më të fort. Për ne është shumë me rëndësi që bizneset e vendit tonë dhe produktet tona të kenë një pozicionim sa më të fortë në treg për çka kemi ku kemi mbështetur deri tani mbi 250 biznese në promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre në 41 panaire ndërkombëtare duke rritur konkurrencën e tyre jashtë Kosovës. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se gjatë tri viteve të fundit Kosova ka arritur mesatarisht një rritje ekonomike prej 6,2 për qind. Kemi dyfishuar eksportet dhe kemi përmirësuar ndejshëm raportin e tyre me importet. Investimet e huaja direkte janë dyfishuar në këtë periudhë, duke e rritur numrin e vendeve të punës që nga viti 2021. Ajo që na bënë krenarë është dyfishimi i punësimit të të rinjve”, u shpreh Bislimi.

Vlen të theksohet se të pranishme në këtë panair janë edhe shumë firma të suksesshme të Diasporës, të cilat kanë depërtuar në shumë shtete evropiane.

Investim për të ardhmen panaire të tilla e konsideron edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Ai ka thënë se bizneset që janë në domenin e tij janë përkrahur me mbi 200 milionë euro.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka folur për përkrahjen që u ka dhënë prodhuesve vendës, në të cilën shuma e përkrahjen përmes subvencioneve ka shkuar në mbi 200 milionë euro.

Prioritet ka thënë se e ka krijimin e një bujqësie të qëndrueshme, teksa zotohet për mbështetje për bizneset në rritjen e kapaciteteve prodhuese e përpunuese.

“Eventet si panairet në planin afatgjatë sikur ky në aspektin e zhvillimit ekonomik janë një investim që kthehet sepse përmes këtyre mekanizmave fuqizohet aspekti i rrjetëzimit, vendoset kontakte të reja e ndërtohen ura të bashkëpunimit për të ardhmen. Ministria të cilën e drejtoj unë, ka investuar në gjithë zinxhirin e vlerës duke filluar nga prodhimi primar përmes subvencionimit, përmes subvencioneve e deri tek mbështetja apo përkrahje e bizneseve në rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese dhe përpunuese në një vlerë që nga që nga fillimi i mandatit e deri tani mbi 200 milionë euro”.

“Gjatë mandatit të qeverisë Kurti II është realizuar për herë të parë strategjia e bujqësisë që ka për objektiv krijimin e një bujqësie të qëndrueshëm. Panairet janë mundësi e artë për të promovuar produktet tona që kanë arritur prodhimin final por edhe ato që janë në faza të më hershme. Promovimi, promovimi dhe promovimi është aspekti në të cilët angazhimi institucional i odave ekonomike por dhe bizneseve duhet të jetë orientim në të ardhmen sepse Kosova ka kapacitet, ka potencial dhe ka prodhimtari në të cilin na duhet promovimi dhe lidhja e urave të bashkëpunimit”, ka thënë Peci.

Vlen të theksohet se të pranishme në këtë panair janë edhe shumë firma të suksesshme të Diasporës, të cilat kanë depërtuar në shumë shtete evropiane.

Pjesëmarrës ne Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar „Prishtina 2024“ është edhe Vali Racnch dhe Gani Transport nga Zvicra, raporton albinfo.ch. 

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch