E-Diaspora
Edhe këtë vit Kosova në Panairin e Librit në Frankfurt
Në kuadër të stendës kolektive të Kosovës prezantohen 30 shtëpi botuese: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik e i Historisë, Buzuku, Pema, Faik Konica, Koha, Artini, Dija, Dukagjini, Albas, Titanik etj
Ka filluar Panairi i Librit në Frankfurt. Panairi i librit i Frankfurtit (i 70-ti me radhë) është panairi më i rëndësishëm i librit në botë, dhe një nga ngjarjet kryesore kulturore e sociale mbarëbotërore.
Këtë vit i ftuar nderi i panairit është shteti i Gjeorgjisë. Marrin pjesë më shumë se 7,300 ekspozues prej më shumë se 100 shteteve.
Për pesë ditë me radhë ekspertët e botimit, shkrimtarët dhe entuziastët e kulturës nga e gjithë bota mblidhen në Frankfurt për të shënuar këtë ngjarje.
Shoqata e Botuesve të Kosovës e ndihmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të 15-tin vit me radhë, është pjesë e panairit të librit në Frankfurt. Në kuadër të stendës kolektive të Kosovës prezantohen 30 shtëpi botuese: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik e i Historisë, Buzuku, Pema, Faik Konica, Koha, Artini, Dija, Dukagjini, Albas, Titanik etj, përcjell albinfo.ch.
Gjatë panairit prezantohen autorë shqiptarë, me ndihmën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të cilët janë prezentë në stendën e Kosovës: Adem Gashi, Çun Lajçi, Marigonë Kelmendi, Halil Matoshi, Valentina Saraçini, Ismail Syla e Abdullah Zeneli.
Në bashkërendim me Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë në Frankfurt organizohen promovime e prezantime (ditën e shtunë, 13.10.2018).
Stenda e Kosovës është në Sallën 5.0, numër D131.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë