Lajme
Hapet në Vjenë ekspozita “Mirë se vini në tavolinë”
Të shtunën në Vjenë u hap ekspozita interaktive dhe interdisiplinare “Mirë se vini në tavolinë” e artistit Artan Korenica
Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, në bashkëpunim me organizatën KA, është hapur ekspozita interaktive dhe interdisiplinare “Mirë se vini në tavolinë”, njofton MPJD-ja, përcjell albinfo.at.
Një ndër plagët më të dhimbshme të luftës në Kosovë është edhe fati tragjik i të pagjeturve të shumtë. Kjo ekspozitë përmes fotografive dhe informatave të ekspozuara, filmit të shkurtë artistik dhe vetë dhomës së zonjës Ferdonije Çerkezi, në të cilën edhe është realizuar fotografia, ka për qëllim të shtjellojë historinë e nënës Ferdonije, e cila, si shumë familje me vite të tëra kanë jetuar në shpresë, çdo ditë duke pritur një lajm, një shkëndijë të ndonjë mundësie që të dashurit e tyre mund të jenë gjallë, apo më vonë çfarëdo informate që do t’i ndihmonte të gjenin së paku trupat e tyre.
Për 5 ditët në vijim ju mund ta vizitoni ekspozitën interaktive dhe interdisiplinare në Palais Pálffy, Josefsplatz 6, 1010 Wien, në orarin si më poshtë:
E hapur:
03/06/23 10:00 – 18:00
04/06/23 10:00 – 18:00
05/06/23 10:00 – 21:00
06/06/23 10:00 – 21:00
07/06/23 10:00 – 18:00
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor