Ekspozita
Hapet në Hamburg atelieu i artistit shqiptar, Shuk Orani
Këtë të premte hap dyert atelieu SO (i artistit shqiptar, Shuk Orani) në një nga vendet më qendrore tregtare në Hamburg
Artisti i njohur shqiptar që jeton dhe krijon në Hamburg, Gjermani, hap të premten atelienë e tij në një godinë emblematike të Hamburgut. Me këtë rast do të ketë një solemnitet vernisazhi për artdashësit.
Në vazhdim, teksti i njoftiumit mbi vernisazhin.
Në një nga vendet më qendrore tregtare në Hamburg, në mes të miljeut të famshëm tregtar të Hamburgut Mönckebergstraße, në një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë, në katin e dytë, ATELIER SO (atelieu i artistit Shuk Orani) hap dyert për artistët dhe publikun e interesuar për artin.
Në bashkëpunim me galerinë Hamburger Kunstgalerie, Atelier SO i vë muret e tij në dispozicion të artistëve vendas dhe ndërkombëtarë për ekspozita dhe prezanton veprat më të fundit të disa artistëve premtues të Hamburgut. Pika kryesore e Atelier SO do të jetë ekspozita e artistit të njohur nga Hamburgu, Shuk Orani.
Aty ekspozohet një koleksion i serialeve të ndryshme, nga veprat e vogla deri tek ato të mëdha abstrakte nga karriera artistike e Oranit.
Artisti Orani merret me çështje sociale dhe politike si dhe me perceptime transcendentale të hapësirës dhe kohës. Ai i përkthen interpretimet e tij me bazë filozofike në forma abstrakte shumëngjyrëshe dhe pikturale në formate të mëdha spektakolare”, thuhet veç tjerash në këtë njoftim
Punonjësit e medias dhe kulturës si dhe të gjithë të interesuarit për artin janë të mirëseardhur. Nuk kërkohet regjistrim.
Për më shumë informacion rreth artistit dhe projektit, vizitoni www.shukorani.com.
Shuk Orani
Multimedia Artist
Gänsemarkt 50
20354 Hamburg
+49 (0) 1712722699
www.shukorani.com
[email protected]
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













