Të tjera
Hapet muzeu në shtëpinë e Kadaresë, vizitori i parë, vetë shkrimtari
Shtëpia ku shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, ka jetuar gjatë kohës së komunizmit është bërë muze dhe sot ka hapur dyert ku ndër vizitoret e parë ishte vet Kadare.
Ai i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare, u rikthye në shtëpin e tij në Tiranë duke thënë se shkrimtari nuk mund të kuptohet pa lexuesin e tij, pa gjuhën, pa kombin e pa miqtë e tij, transmeton albinfo.ch.
“Ne kemi nevojë, sidomos Shqipëria ka nevojë, për një afirmim pozitiv, për besim për të ardhmen e saj, ëndërron dhe bëhet gati për të hyrë në Evropë. Mua kjo më prek, që marr pjesë në këtë afirmim njohjeje të kombit shqiptar:, ka thënë Kadare.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar shprehjen e gjeniut të letrave shqipe
“Gjithmonë ka kohë që njeriu të bëjë diçka të dobishme për vendin e tij.”
Kjo tha Veliaj e ka motivuar që të bëjmë diçka kaq të dobishme për kryeqytetin.
“Tirana e meritonte një muze të tillë, ku dashamirësit e letërsisë shqipe dhe jo vetëm, të vizitojnë shtëpinë ku ikona e penës kuqezi na dhuroi vepra të pavdekshme, me të cilat krenohemi në mbarë botën”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra