E-Diaspora

Hapet klasa shqipe në Fribourg

Klasa do të jetë e hapur të enjten nga ora 16:00-18:00

Javën e ardhshme do të hapet një klasë shqipe në Fribourg të Zvicrës, derisa këtë e ka njoftuar organizatorja Arbesa Shehu, shkruan albinfo.ch.

Përveç mësimit do të ketë edhe lojëra të ndryshme, derisa qëllimi është që të mos harrohet gjuha, por edhe historia dhe tradita shqiptare.

Nxënësit do të nxiten gjithashtu për të mësuar edhe gjeografinë, si dhe traditat e bukura shqiptare.

Klasa do të jetë e hapur të enjten nga ora 16:00-18:00, dhe të gjithë prindërit e interesuar mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre që të mos harrojnë gjuhën shqipe.

Për një nxënës pagesa është 40 franga, për dy 50 dhe për tre e më shumë 60.