Lajme
Hapet klasa e re shqipe në Landshut të Gjermanisë
Hapja e kësaj klase ishte sukses i vazhdueshëm i LAPSH-it në Bavari
Hapet klasa me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në qytetin e Landshutit në landin e Bavarisë.
Është bërë e ditur se në këtë qytet u hap shkolla shqipe, e cila iu ka bashkëngjitur shkollave të tjera në landin e Bavarisë, ku dhe pritën me 10-tra klasa të reja të hapen në këtë vit.
Hapja e kësaj klase ishte sukses i vazhdueshëm i LAPSH-it në Bavari, në përkrahje të Këshillave të Prindërve dhe prindërve, të cilët me punën e tyre serioze dhe me një përkushtim premtojnë se do të angazhohen për një sensibilizim sa ma të madh tek bashkëkombësi ynë mërgimtar, konkretisht për hapjen e klasave të reja me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Bavari.
Hapja e shkollës në Landshut dëshmon interesimi e prindërve shqiptarë që kanë për fëmijët e tyre, që ta mësojnë gjuhën e tyre-shqipen. Ku nxënësit, prindërit dhe mësuesja, Nife Arifi, në prani të Konsullit të Republikës së Kosovës, Faket Kajtazit, të kryesisë së LAPSH-it, kryetarit Milazim Uka dhe seketarit Avdi Kolukaj, në mënyrë ceremoniale bën hapjen e klasës.
Në fund të cerimonisë nxënësve ju shpërndan librat të dhuruar nga Ministria e Diasporës, kurse Ukaj i dorëzoi mësueses Nife ditarin e punës. Ndërsa për nder të pranishëmve dhe hapjes së klasës me mësim plotësues në gjuhën shqipe. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?