E-Diaspora

Hapet ekspozita nga artistja kosovare në Berlin

Është hapur ekspozita e artistes Shpresa Faqi në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Artistja, Shpresa Faqi me makinën e saj udhëtoi nga qyteti Kassel, përmes Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi deri në Kosovë. Gjatë këtij rrugëtimi, ajo njoftoi njerëz dhe vende dhe ekspozoi vizatimet e saj. Në stacionet e saj ajo shfaqi projeksionet dhe ekspozitat- fare në fund edhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Me ekspozitën e saj në Ambasadën e Kosovës në Berlin, Shpresa Faqi e përmbyll ciklin e këtij projekti. Ekspozita e saj do të jetë e hapur për vizitorët në tre muajt në vijim, shkruan albinfo.ch

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, mysafirëve u shprehu kënaqësinë që një artiste kaq e njohur prezanton punën e saj në Ambasadë.

Këshilltarja e Amasadës së Kosovës, Shota Bukoshi foli për konceptimin dhe bashkëpunimin me Shpresa Faqin kurse historianja e njohur e artit, Prof. Dr. Ursula Panhans-Bühler foli për vlerën e vizatimeve dhe ngjyrat e kapakëve të rrotave të makinës.

Ekspozita e Shpresa Faqit shënon përmbylljen e aktiviteteve të shumta që Ambasada e Kosovës në Berlin zhvilloi me rastin e shënimit të 10 Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Kosovës e Gjermanisë.

albinfo.ch
albinfo.ch
Shpresa Faqi