Gjuha

Hapet një klasë e re në Kantonin e Cyrihut

Duke qenë se Zvicra ka numër të madh të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në të, dëshira për t’ua mësuar gjuhën shqipe fëmijëve të tyre nuk ka reshtur asnjëherë, transmeton albinfo.ch.

Me impenjimin dhe dëshirën maksimale të mësuesve, prindërve dhe fëmijëve të diasporës, këtë javë u hapë dhe një klasë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollën fillore të Affoltern të Zyrihut.

Deri tani, në kuadër të “Shkollës Shqipe” dhe me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, janë hapur dhjetëra klasa në mbarë Zvicrën, ku po mësojnë gjuhën, kulturën e traditat shqiptare qindra nxënës të diasporës në Zvicër.

Ambasada e RSH-së në Zvicër i përcjell përgëzimet më të mira dhe u uron suksese nxënësve dhe mësuesve. /EmbassyofAlbania, Berne