Bota

Hapet ballkoni mbretëror në Madame Tussauds

Muzeu i dyllit, Madame Tussauds, në Londër, zyrtarisht hapi ballkonin e saj mbretëror. Vizitorët në kryeqytetin britanik tani do të kenë mundësi të provojnë jetën e familjes mbretërore, duke ia hedhur krahun Mbretëreshës, Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit dhe po ashtu, edhe të Dukës dhe Dukeshës së Cornwallit.

Atraksion tjetër për vizitorët është mundësia që jep ballkoni i famshëm i Buckingham Palace, ku të gjithë do të mund të përshëndesnin me dorë, përcjell albinfo.ch.

Muzeu konfirmoi gjithashtu se figura e nuses së Princit Harry, Meghan Markle, do të jetë gati në kohën e dasmës së tyre që pritet të zhvillohet në muajin maj.