Maqedonia
Hapen vendvotimet në Maqedonin Veriore, ja si votohet
Protokolli i veçantë për zgjedhjet detyron Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillat zgjedhor, edhe në ditën e votimit të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje nga virusi, përcjell albinfo.ch.
Në hyrje të secilit vendvotimi duhet të ketë mjete denzifektimi. Dritaret duhet të jenë të hapura ose ambienti të ajroset në çdo orë.
Po ashtu, këshillat zgjedhor janë të detyruar të ruajnë rendin brenda dhe në dalje të vendvotimit, sa i takon respektimit të masave dhe mbajtjes së distancës kurse brenda objektit kujdesen për dezinfektimin e duarve nga ana e votuesve, në hyrje dhe në dalje.
Votuesit jashtë detyrimisht mbajnë maskë dhe distancë prej 1 metër e gjysmë deri në 2 metra. Gjatë hyrjes në vendvotim i dezinfekton duart. Maskën e heq për disa sekonda kur dorëzon dokumentin e identifikimit te anëtari i këshillit zgjedhor dhe kujdeset të mbajë distancë nga ai. Në vendvotim nuk lejohen më shumë persona se sa që ka paravanë. Gjatë daljes nga vendvotimi, votuesi dezinfekton përsëri duart.
Anëtarët e këshillave zgjedhor dhe të gjithë personat që janë të lejuar të qëndrojnë në vendvotim, janë të detyruar të mbajnë maskë dhe doreza, pavarësisht distancës mes tyre. Maska ndërrohet çdo 4 orë kurse dorezat pas çdo pushimi ose shkëputje të mundshme.
Distanca e detyrueshme mes tyre është 1 metër deri 1 metër e gjysmë kurse larja dhe dezinfektimi i rregullt i duarve, po ashtu, është i detyrueshëm.
KSHZ-ja duhet të dezinfektojë hapësirat e vendvotimeve edhe pas përfundimit të procesit.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave