Lajme
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të R. së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës

Pas shkollave shqipe në Romanshorn, në Weinfelden, në Erlen, në Frauenfeld dhe në Amrsiwil, Kantonit të Thurgaut i shtohet edhe pika shkollore në Arbon, e cila këto ditë hapi dyert për mësimin e gjuhës shqipe. Kjo u arrit falë angazhimit të veprimtarëve të shkollës shqipe: Nexhat Hysenit dhe Vaxhid Sejdiut, të cilët pas një angazhimi disa javor së bashku me prindërit e qytetit Arbon arritën që hapjen e kësaj pike shkollore ta bëjnë realitet.
Gëzimi për hapjen e pikës shkollore shihet së pari në fytyrat e nxënësve, të cilët çdo të shtune vijojnë mësimet në gjuhën amtare dhe në fytyrën e mësueses Artjola Ferizit, e cila me aq përkushtim ka marrë detyrën si mësuese e gjuhës shqipe në këtë pikë shkollore.
Mësimi zhvillohet çdo të shtune në shkollën fillore në Arbon nga ora 09:30 -11:15
Nxënësit e shkollës shqipe në Arbon: Ajana, Lea, Justini, Anisi, Zejdi, Besiana, Ajani, Siari, Alhambra dhe Arta shpresojnë që në javët bë vazhdim atyre do t`iu bashkëngjiten edhe shoqet dhe shokët e tyre shqiptarë të cilët në orët e para nuk arritën të jenë me ta.
Duhet përmendur se që nga dita e parë nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të R. së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Lidhur me këtë, shkolla shqipe falënderon të gjitha institucionet që ndihmuan: Qendrën e Botimeve për Diasporën dhe Ministritë e Arsimit të R. së Shqipërisë dhe të Kosovës, Ministritë e Jashtme të R. së Shqipërisë dhe të Kosovës, Ambasadën e R. së Shqipërisë dhe të R. së Kosovës për dërgimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore.
Mësuesja, gjatë një ore mësimore me nxënësit e shkollës shqipe në Arbon
“Duhet të veprojmë dhe të punojmë në shërbim të gjuhës shqipe, me qëllim që në bankat shkollore të përfshijmë sa më shumë fëmijë, me qëllim që edhe gjeneratat e reja ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare”, thuhet veç tjerash në njoftimin e bërë nga Sektori për informim.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?