Zhvillim
Handelszeitung: Kosova, “yll” i rritjes ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit
Të gjitha, gjashtë shtetet e Ballkanit pritet që gjatë këtij viti të shënojnë një rritje prej 2 deri në 3.6 për qind të brutoproduktit vendor
“Të gjitha ekonomitë e vendeve të Ballkanit llogarisin që këtë vit ta përmbyllin me rritje ekonomike. Por, shteti më i ri, që ende konsiderohet si i prekur nga lufta, Kosova, pritet të shënojë rritjen më të madhe”, shkruan gazeta zvicerane për çështje ekonomike “Handelszeitung”.
Të gjashtë shtetet e Ballkanit: Kosova, Shqipëria. Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia pritet që gjatë këtij viti të shënojnë një rritje prej 2 deri në 3.6 për qind të brutoproduktit vendor, raporton televizioni “N1”, duke iu referuar raportit më të ri gjysmëvjetor të Bankës Botërore, transmeton albinfo.ch.
Dhe, sipas këtij raporti, Kosova me rritjen e paralajmëruar prej 3.6 për qind vlerësohet si “yll” në këtë regjion. Rritjen më të vogël, 2% pritet ta shënojë Maqedonia, shkruan handelszeitung.ch.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?