Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social Fondacioni Schwab e nderon atë për angazhimin dhe vullnetin e tij për të bërë një ndryshim...
-
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali
-
Arrestohet shqiptari në Francë për këtë arsye
-
8 shqiptarë garojnë për asamblistë në rajonin e Austrisë së Ulët
-
Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut miraton 50 milionë franga ulje në sigurimet shëndetësore Banorëve të Cyrihut do t’u jepet lehtësim edhe më i madh kur bëhet fjalë për pagesën...
-
Bazeli përgatitet për Eurovision, ku pret shumë vizitorë në hotele
-
“Kush kujdeset për Evropën?” pyet Zelensky nga Davos
-
Pushimet, priten kolona të gjata në këto rrugë
-
Zvicër: Rekord i dhurimeve të organeve