Portrete të firmave
Beadini, me markën e tij “Tailor Beadini”, në Cyrih
“Beadini Schneiderei” me brendin “Tailor Beadini”, atelea e rrobaqepësit profesionist nga Cyrihu, marka që ju dhuron jo vetëm një kostum të bukur por edhe stil të veçantë që ju dallon nga të tjerët
Profesioni i rrobaqepësit konsiderohet një profesion fisnik dhe gëzon reputacion të madh në gjithë botën. Ky profesion është i përbërë nga detajet të shumta, si i tillë konsiderohet një fushë pune tejet krijuese.
Të dish të dizajnosh dhe krijosh veshje është art në vete. Mjeshtrinë e krijimit të veshjeve, Hamaza Beadini e kishte filluar që i ri, ai këtë mjeshtri e kishte pasion, dashuri të cilën e bëri profesion të jetës së tij. Hamza Beadini, që i ri i ishte përkushtuar profesionit të rrobaqepësit, këtij profesioni fisnik.
Tekstili dhe krijimet me gërshërë, ai i donte shumë, punë të cilën ju përkushtua me gjithë zell, duke ndjekur kështu edhe shkollën teknike të tekstilit në vendlindjen e tij në Tetovë. Që nga ajo kohë ai i qëndroi besnik kësaj pune, duke punuar në këtë zanat për vite në vendin prej nga vinte.
Ai me vete mori gjithë përvojën edhe përkushtimin në punë, gjë që për të cilën nuk pati vështirësi për të filluar këtë punë në një shoqëri të re, siç ishte Zvicra. Ai për 13 vite punoi si rrobaqepës në njërën nga qendrat tregtare më të mëdha dhe më të njohura në Cyrih. Me qëllim që dëshirat e klientëve të përshtaten sa më mirë, si në prerje, qepje, zgjerime, puna e rrobaqepësit nga Cyrihu ishte shumë profesionale, duke bërë që klientët të ishin tejet të kënaqur.
“Për mua nuk ka pasur vështirësi të përshtatem në kulturën zvicerane, kjo falë përvojës së gjatë dhe punës profesionale si dhe kualitetit që unë ofroj, puna ime ka qenë e kërkuar nga klientë të shumët për vite” përcjell albinfo.ch
Pas disa vitesh pune, ishte koha që zanatliu nga Tetova të fillonte të mendonte që ëndrrën e tij ta bënte realitet. Ëndrra e tij ishte që ai një ditë të kishte markën e tij personale. Për këtë kishte kërkesa edhe nga klientët e shumtë që të kishte atelenë e tij të kostumeve. „Ishin kërkesat e klientëve që unë të kisha atelienë time të kostumeve. Ishin klientët që më mbajtën e dhe më rriten. Kualiteti dhe puna ime me shumë kompani të mëdha dhe serioze në Zvicër bëri që unë të vendos të hapja sallonin tim të rrobaqepësisë“, shprehet për albinfo.ch Hamza Beadini.
Ishte viti 2012 kur rrobaqepësi nga Cyrihu vendosi që përvojën e tij shumëvjeçare ta kthente në markën e tij personale, duke hapur biznesin e tij të pavarur “Beadini Schneiderei , e vendosur në qendër të komunës Opfikon të Cyrihut, ku ai për klientët do të sillte çdo modalitet nën një çati.
Tani janë bërë 10 vite që kur ai ka hapur atelienë e tij në Cyrih, në një zonë shumë afër Aeroportit të Cyrihut. Përveç qepjes së kostumeve për meshkuj, “Beadini Schneiderei” ofron edhe shumë shërbime të tjera si qepje të perdeve dhe çdo gjë që ka të bëjë me tekstilin.
Beadini Schneiderei, me brendin e tij “Tailor Beadini”, shoqëron klientët nga fillimi deri në fund. Produktet e “Beadini Schneiderei”, janë jo vetëm unike por edhe të përballueshme për tregun zviceran. Nga pëlhura me cilësi të lartë deri te dizajni individual i kostumit tuaj.
Kompetenca kryesore e “Beadini Schneiderei” është të përcaktojë përshtatjen në trup. “Unë e dua modën dhe dua që të gjithë ta duan modën gjithashtu. Është e rëndësishme për mua që ju të dini se veshja juaj është gjithmonë në duar të rrobaqepësit profesionist” shprehet z.Beadini, përcjell albinfo.ch
Në atelienë “Beadini Schneiderei” , bien në sy kostume meshkujsh me shumë stil, të gjitha të dizajnuara dhe qepura nga rrobaqepësi Hamza Beadini. “Beadini Schneiderei”, ofron mbi njëmijë lloje të stofrave me cilësi evropiane. Asortimenti i brendit “Tailor Beadini” janë veshjet për burra të markës personale me materialet të cilësisë së lartë. “Beadini Schneiderei” është i fokusuar tek klientët që i kushtojnë vëmendje imazhit të tyre. Produktet e markës “Tailor Beadini”, falë një prerjeje profesionale, nuk kufizojnë lëvizjen dhe do të sjellin kënaqësi të vërtetë për njohësit më kërkues. Të gjitha palltot, këpucët, kostumet, xhaketat, jelekët, kravata, këmishat përshtaten në mënyrë perfekte në çdo figurë.
Tekstilet dhe rrobat e veçanta kanë nevojë për kujdes të veçantë. “Beadini Schneiderei” është pika më e sigurt për pastrim kimik të të gjitha llojeve, duke përfshirë pastrimin kimik, por edhe larje dhe hekurosje e kostumeve, këmishave, pantallonave, jelekëve edhe rrobave të cilat kanë nevojë për kujdes profesional.
Në atelienë “Beadini Schneiderei” , bien në sy kostume meshkujsh me shumë stil, të gjitha të dizajnuara dhe të qepura nga rrobaqepësi Hamza Beadini. “Beadini Schneidere”, ofron mbi njëmijë lloje të stofrave me cilësi evropiane. Në asortimentin e brendit “Tailor Beadini” bëjnë pjesë veshjet për burra, të markës personale, me materiale të cilësisë së lartë. “Beadini Schneiderei” është i fokusuar tek klientët që i kushtojnë vëmendje imazhit të tyre. Produktet e markës “Tailor Beadini”, falë një prerjeje profesionale, nuk kufizojnë lëvizjen dhe sjellin kënaqësi të vërtetë për njohësit më kërkues. Të gjitha palltot, këpucët, kostumet, xhaketat, jelekët, kravata, kamishat përshtaten në mënyrë perfekte në çdo figurë.
Tekstilet dhe rrobat e veçanta kanë nevojë për kujdes të veçantë. “Beadini Schneiderei” është pika më e sigurt për pastrim kimik të të gjitha llojeve, duke përfshirë pastrimin kimik, por edhe larjen dhe hekurosjen e kostumeve, këmishave, pantallonave, jelekëve edhe rrobave të cilat kanë nevojë për kujdesie profesionale.
Autor i fotografive: Armend Berisha
/Shkrim i sponzorizuar/
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriHamza Beadini
- Prejardhja:Tetova
- Vendi ku vepron:Cyrih
- Profesioni:Rrobaqepës
Profili i kompanisë
- Adresa: Sägereistrasse 1 8152 Glattbrugg
- Tel: +41 44 510 94 85
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve