Autotech
Hamburgu, qyteti i parë që ndalon veturat me naftë
Ndalimi prek të gjitha veturat me naftë që nuk i plotësojnë standardet e emetimeve të Euro-6 dhe shkelësit do të gjobiten me 25 euro për veturë dhe 75 euro për kamionët
Hamburgu do të hyjë në histori si vendi i parë që ndalon kalimin e kamionëve dhe veturave me naftë në disa nga rrugët e qytetit.
Kjo vjen si një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit në këtë qytet. Hamburgu u bë qyteti i parë gjerman që kufizon kalimin e veturave me naftë pas Gjykata Federale Administrative vendosi që qytetet dhe komunat gjermane kanë të drejtë të vendosin kufizime të tilla.
Ndalimi i pjesshëm paraqet një fitore për grupet mjedisore, të cilët kanë avokuar për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet gjermane, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kjo është një goditje për prodhuesit e veturave, të shtangur nga skandali i manipulimit të naftës që ka tronditur industrinë dhe ka çuar në një rënie në kërkesën e konsumatorëve për makinat me motor nafte.
Veturat me naftë dhe kamionët e vjetër do të ndalohen nga një shtrirje prej 580 metrash nga “Max-Brauer-Allee”, një arterie e madhe që shkon në anën veriperëndimore të qytetit, ndërsa kamionët më të vjetër me naftë do të ndalohen rruga kryesore që hyn në qytet nga veriperëndimi.
Ndalimi prek të gjitha veturat me naftë që nuk i plotësojnë standardet e emetimeve të Euro-6 dhe shkelësit do të gjobiten me 25 euro për veturë dhe 75 euro për kamionët.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?