Kuriozitete
Hamburgerë të bërë nga sistemi i automatizuar
Një sistem i automatizuar i përgatitjes së hamburgerëve në restorantin “Creator” me bazë në San Francisko po tërheq vëmendjen e shumë klientëve kureshtarë.
Në mesditë, turma të mëdha shkojnë për të shijuar një hamburger të bërë nga një kuzhinier i llojit të veçantë.
Buka vjen pikërisht në kohën e duhur, përpara se salcat të shtohen në të.
E pastaj vijnë perimet, si turshi, domate, qepë dhe marule, të gjitha të freskëta.
Sistemi robotik pastaj hedh djathë të freskët.
Gjatë kësaj kohe, asnjë dorë e njeriut nuk prek hamburgerin, derisa të jetë shërbyer i freskët dhe i nxehtë për konsumatorin, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë i impresionuar me këtë sistem dhe nuk duket edhe aq i thjeshtë”, tha një klient. Shumë konsumatorë pëlqejnë këtë lloj sistem, kështu që ata kanë ardhur shumë herë në këtë restorant.
“Mendoj se kjo është më mirë se një hamburger i bërë nga njeriu”, tha një klient tjetër.
Klienti Francis Basbas është kurioz për përzierjen e punës njerëzore dhe robotike.
Ai është në të vërtetë një kuzhinier i vjetër i cili thotë se e la industrinë ushqimore, sepse ishte punë e lodhshme me përfitime të dobëta. Aktualisht, restoranti “Creator’ është i hapur vetëm gjatë orëve të drekës, tri ditë në javë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?