Lajme
Hamasi paralajmëron sulme të forta ndaj Izraelit
Grupi terrorist Hamas ka deklaruar se është ende duke i shkaktuar goditje Izraelit, ndërsa paralajmëroi se “ajo që po vjen është më e madhe”, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave ndërkombëtare, përmes një audio-mesazhi të dhënë Al Jazeera-s, zëdhënësi Abu Ubaida tha se ushtria izraelite “dështoi në veri dhe jug të Rripit të Gazës” dhe se do të dështonte më shumë kur të lëvizte në zona të tjera.
Tutje ai ka thënë se një armëpushim i mëparshëm njëjavor midis dy palëve provoi besueshmërinë, pasi pengjet izraelitë të liruar gjatë asaj periudhe u liruan vetëm me kushtet e Hamasit.
Ndër të tjera, Ubaida shtoi se asnjë peng nuk do të lirohet nëse Izraeli nuk angazhohet në bisedime dhe deklaroi se luftëtarët e Hamasit kanë shkatërruar 180 automjete ushtarake dhe kanë vrarë një numër të madh ushtarësh izraelitë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë