Kosova

Hakohet faqja e Raiffeisen Bank në Kosovë, banka del me njoftim

Sot gjatë ditës Banka Raiffeisen ka qenë pre e hakerëve, ku faqja e tyre zyrtare në Facebook u hakua.

Në një sqarim nga banka, thuhet se faqja u komprometua nga individë të paautorizuar dhe se kanë marrë masa të menjëhershme që faqja të sigurohet.

“Faqja e bankës sonë në Facebook së fundmi është komprometuar nga individë të paautorizuar para pak minutash. Qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë. Në çdo moment kemi pasur qasje në llogari dhe kemi marrë masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen“, thuhet në reagim.