Jeta në Zvicër

Hakerët sulmojnë serverët e ushtrisë zvicerane

Departamenti i Mbrojtjes i Zvicrës është sulmuar nga hakerët. Këshilli Federal është i vetëdijshëm për virusin e një oftuer spiuni.
Ushtria e Zvicrës ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik. Sulmi ishte zbuluar dhe u ndal në fillim të korrikut, sipas një deklarate nga Kancelaria Federale.

Sa kohë hakerët ishin tashmë në punë, nuk dihet. As Kancelaria Federale nuk e dinte se çfarë sasie të dhënash ishin vjedhur.

Këshilli Federal dëshiron të përmirësojë mbrojtjen e të dhënave: Këshilltarja Federale, Simonetta Sommaruga, shpjegon se çfarë do të thotë kjo për konsumatorin dhe kompanitë.

Gjatë sulmit u përdor virusi “trojza Turla”. Ky virus ka qenë në qarkullim për disa vjet dhe përdoret kryesisht kundër agjencive qeveritare, policisë, ambasadave dhe objekteve kërkimore. Sapo të instalohet, sulmuesi mund të hyjë në të dhënat e viktimës, përcjell albinfo.ch.