Uncategorized

Hakerët përdorin shërbime të rreme të ChatGPT-së për të përhapur viruse

Hakerët kanë shfrytëzuar interesin e gjithë botës për ChatGPT, mjetin e fuqizuar nga inteligjenca artificiale në një përpjekje për të depërtuar në pajisjet e të tjerëve, zbuloi pronari i Facebook Meta në një raport sigurie të mërkurën, duke e barazuar fenomenin me rritjen e mashtrimeve me kriptomonedha.

Ekipi i sigurisë së Meta deklaroi se zbuloi një softuer hakerësh që pretendonte se ofronte mjete të bazuara në ChatGPT nëpërmjet shtesave të shfletuesve të internetit dhe dyqaneve të aplikacioneve në internet që përmbanin malware të krijuar për t’u dhënë qasje hakerëve në pajisjet e të tjerëve, tha Meta.

“Nga këndvështrimi i një aktori të keq, ChatGPT është ‘kripto’ e re”, deklaroi për gazetarët Guy Rosen, shefi i sigurisë së informacionit të Meta, që do të thotë se mashtruesit kanë lëvizur shpejt për të shfrytëzuar interesin për teknologjinë, raporton CNN.

Kompania tha se vetëm që nga marsi, ajo kishte bllokuar shpërndarjen e më shumë se 1,000 adresave të internetit me qëllim të keq që pretendonin se ishin të lidhura me ChatGPT ose mjete të ngjashme.

Disa nga mjetet përfshijnë veçori funksionale të ChatGPT-së, por gjithashtu përmbajnë edhe kode me qëllim të keq për të infektuar pajisjet e përdoruesve.

Meta tha se ajo kishte “hetuar dhe kishte ndërmarrë veprime kundër llojeve të “malware-ve” duke përfituar nga interesi i njerëzve në ChatGPT-në e OpenAI për t’i mashtruar ata që të instalojnë ‘malware’ që pretendojnë se ofrojnë funksionalitet AI”.

“Hulumtimi ynë dhe ai i studiuesve të sigurisë ka treguar herë pas here se operatorët e ‘malware’, ashtu si ‘spamerët’, përpiqen të kapin çështjet kryesore dhe temat popullore për të tërhequr vëmendjen e njerëzve”, shtoi Meta.