Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Toronto: Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” fitoi çmimin “Best Drama” Filmi Shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq" me skenar dhe regji nga Aurel Naqi rrëmben çmimin...
-
Zvicër
Anda Skeja doktoron në Universitetin EPFL për Matematikë
-
“Greenhouse” fillon zgjerimin e kapaciteteve, synohet të prodhohet një shtëpi e gjysmë në ditë
-
Kujtim Ahmeti pret mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit Aargau
-
Kurti shpreh mirënjohje për rolin e mërgatës në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Anda Skeja doktoron në Universitetin EPFL për Matematikë Zvicër: Një doktorante shqiptare më “École Polytechnique Fédérale de Lausanne”...
-
Gjashtë vendime të reja të marra nga Parlamenti zviceran që do të ndikojnë në jetën tuaj
-
Qeveria miraton ndërrime në kufijtë e Zvicrës me Italinë dhe Francën
-
Çfarë duhet të dini nëse jeni duke udhëtuar në Zvicër gjatë pushimeve të tetorit?
-
Treni midis Bernës dhe Cyrihut: SBB po teston lidhje të reja të natës me një projekt pilot