Lajme

Hakerat vjedhin pagat nga universitetet zvicerane

Kriminelët e pa identifikuar kibernetikë kanë arritur të prekin nga transferimet e pagave të punonjësve nga të paktën tre universitete zvicerane, përfshirë Universitetin e Bazelit.

“Sipas informacionit tonë, disa universitete në Zvicër janë prekur,” tha Martina Weiss, Sekretare e Përgjithshme e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Zvicerane, duke konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP një raport në “SonntagsZeitung”.

Hakerat përdorën të dhëna aksesi të marra përmes phishing, një teknikë e krijuar për të joshur përdoruesit e internetit për të siguruar të dhëna personale, përcjell albinfo.ch.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Bazelit të cituar nga “SonntagsZeitung”, hakerat u infiltruan drejtpërdrejt në sistemin e universiteteve me të dhënat personale të vjedhura dhe ndryshuan llogaritë e përfituesve për pagimin e pagave.

Kriminelët kibernetikë përvetësuan një shumë prej gjashtë shifrash, tha zyra. Një pjesë e fondeve të shpërdoruara tani ishte në llogari të huaja.

“Sonntags Zeitung” raportoi se Universiteti i Cyrihut, gjithashtu i shënjestruar, kishte penguar sulmin sepse punonjësit e tij kishin njohur përpjekjet për mashtrim.