Shkurt.ch
Hajni, për shkak të monotonisë
Lista e delikteve të kryera është e gjatë: Një grup i të rinjve nga Kantoni i Solothurnit, gjatë vitit të kaluar kishte kryer 14 plaçkitje në rrethinën e Solothurnit dhe Bernës. Bëhet fjalë për një iranian, dy kosovarë dhe dy zviceranë, të cilët veprat e tyre i kishin kryer me një bashkëpunim reciprok, thuhet në një kumtesë të policisë, e të cituar nga e përditshmja Aargauer Zeitung.
Në periudhën prej muajit prill e deri në shtator të vitit të kaluar, grupi i rrezikshëm kishte plaçkitur rreth 55.000 franga zvicerane stoli të çmuara dhe të holla, në rrethinat Grenchen, Solothurn dhe Wasseramt, si dhe në territorin e Kantonit të Bernës, duke shkaktuar në ndërkohë edhe dëm material prej rreth 10.000 franga.
Tani, të rinjtë gjenden në paraburgim dhe shumica e tyre e kanë pranuar veprën. Motivi i veprave të kryera ka qenë monotonia, ndërsa bëhet fjalë kryesisht për kriminalitet fillestar dhe jo profesional.
Anëtarët e grupit janë të rinj të moshës në mes 16 dhe 23 vjeçare dhe me vendbanim në Kantonin e Solothurnit. Ata do të duhet të përgjigjen penalisht para trupit gjykues.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor