Kosova

Hajdutët hynë në shtëpinë e mërgimtarit nga Zvicra, i vjedhin pushkë dhe revole

Derisa një mërgimtar punon dhe jeton në Zvicër, në shtëpinë e tij në fshatin Lubizhdë të Prizrenit i është vjedhur shtëpia.

Në shtëpi hajnat kanë vjedhur vetëm armë dhe vegla pune, sepse mërgimtari në shtëpinë e tij posedonte një pushkë gjuetie dhe një revole, për të cilat edhe kishte leje, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e ka treguar mbikëqyrësi i shtëpisë së tij, duke treguar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë, përcjell albinfo.ch.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. “Ankuesi mashkull K/boshnjak ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie, pronë e viktimës mashkull K/boshnjak, për të cilën ankuesi është mbikëqyrës i shtëpisë, pasi që viktima jeton dhe punon në Zvicër. Sipas ankuesit, nga shtëpia e janë vjedhur vegla pune si dhe dy armë: një pushkë gjuetie dhe një revole, për të cilat viktima posedon leje përkatëse. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.