Futboll

Hajdini ndihmon në fitoren e Austrisë U19

Përfaqësuesja U19 e Austrisë në futboll e ka siguruar fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2025.

Në këtë fitore kontribut ka dhënë edhe mesfushori shqiptar i Wolfsbergerit, Florent Hajdini.

Hajdini regjistroi dy asistime në fitoren 4:0 të austriakëve ndaj Ishujve Faroe, në Grupin 10, ku është edhe Kosova U19.

Ai asistoi në golat për 2:0 dhe 3:0, në minutat 64-t dhe 67-të.

U ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të, por luajti tërë ndeshjen.

Austria U19 ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara.