CH-Ballkani

Hahn thotë se Shqipëria është në pararojë të anëtarësimit

Në një intervistë për “Die Welt”, komisari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se Shqipëria ndodhet në pararojë të anëtarësimit në union.

“Zbatimi i marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës jep sinjalin se pajtimi në Ballkan është i mundur. Kjo marrëveshje ka efekt gjallërues edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë Hahn, përcjell albinfo.ch.

Ai ka shtuar se “për një kohë të gjatë Serbia dhe Mali i Zi ishin konsideruar në pararojë në procesin e anëtarësimit, por aktualisht në pararojë të këtij procesi mund të jenë Shqipëria dhe Maqedonia”.