Shqipëria

Hahn takon të hënën në Durrës kryeministrat e Ballkanit

Të hënën do të ketë takim jo formal mes kryeministrave të Ballkanit dhe Komisionerit Hahn.

Komisionari për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në një takim jo formal të hënën në qytetin e Durrësit ku pritet të diskutojnë për integrimi ekonomik.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët për Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Evropian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e së hënës.