Kosova
Hagë: Salih Mustafës i shpallen të papranueshme ankesat
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe as të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procesin penal ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Sipas aktvendimit të publikuar sot, Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Mustafës lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë procedurës gjyqësore ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Z. Mustafa kishte paraqitur pretendime për shkelje të të drejtave dhe lirive të tij në lidhje me procesin penal kundër tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktvendim, Dhoma e Gjykatës Kushtetuese i shpalli të papranueshme një numër ankesash të tij, kurse të tjera i rrëzoi,” thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Ai kishte pretenduar se ishte shkelur e drejta e tij për një gjykim të drejtë për shkak të mungesës së arsyetimit nga ana e Trupit Gjykues dhe Panelit të Apelit në aktgjykimin e tij për vrasje të paligjshme, por sipas vendimit, Dhoma Kushtetuese nuk gjeti asnjë gabim faktik apo ligjor që do të vënte në dyshim konstatimet e dhomave penale. Për një tjetër pretendim, se Paneli i Gjykatës Supreme nuk kishte zbatuar ligjin më të butë për dënimin e tij, Gjykata theksoi se Dhomat e Specializuara funksionojnë në përputhje me kornizën e tyre të veçantë ligjore dhe se Ligji për Dhomat e Specializuara është i vetmi ligj detyrues për trupat gjykuese në këtë juridiksion.
“Nuk u konstatua asnjë shkelje e Kushtetutës së Kosovës apo e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore në këtë rast,” thuhet në vendim.
Ndryshe, Mustafa kishte kundërshtuar edhe lejimin që Mbrojtësi i Viktimave t’i përgjigjej kërkesës së tij për mbrojtje të ligjshmërisë. Por Dhoma Kushtetuese e shpalli të papranueshme këtë ankesë, duke theksuar se ai nuk e kishte ngritur këtë çështje më herët në shkallët përkatëse të gjykimit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













