Kosova
Hagë: Nesër vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Nesër pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, shkruan albinfo.ch.
Në bazë të kalendarit të publikuar, katër ditë rresht të kësaj jave pritet të mbahen seancat dhe dy javë të tjera të këtij muaji.
Tri javë më parë, para pushimit veror janë dëgjuar 15 dëshmitarët të parë këtë rast, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Aktakuza fillestare kundër tyre u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar teksa aktakuza që është aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.
Deri tani, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor teksa të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat në fjalë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











