Kosova

Hagë: Gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve rinisë pas pushimit veror

Për këtë javë ka përfunduar gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve dhe pritet të rinisë pas pushimit veror, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit, gjykimi do të rinisë më 19 gusht.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Bislim Zyrapi, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis pas pushimit veror, më 19 gusht 2024”, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, në Gjykatën Speciale dëshmitari Bislim Zyrapi ka përfunduar dëshminë e tij pas 12 ditëve.