Lajme

Haga, qyteti i parë në botë që ndalon reklamat për benzinën, fluturimet me avion e qarkullimin e automjeteve

Haga ka ndaluar reklamimin e produkteve që rrjedhin nga lëndët djegëse fosile, si benzina dhe nafta, por jo vetëm: përfshihen edhe shërbimet që përfshijnë një shkallë të lartë të emetimeve të karbonit si udhëtimet ajrore, lundrimet, makinat me motor me djegie dhe ato të propozuara nga kompanitë që furnizojnë gaz. Është qyteti i parë që e bën këtë në botë.

Vendimi, i cili erdhi me një urdhëresë të votuar nga këshilli bashkiak i bashkisë holandeze e i bazuar në një propozim të Partisë për Kafshët.

Duke vepruar në nivel lokal, theksojnë ambientalistët, na lejon të shmangim vonesat e politikës kombëtare dhe ndërkombëtare dhe përbën një precedent të rëndësishëm, duke pasur parasysh edhe rolin simbolik të qytetit në fjalë, ku kanë selitë organizata të ndryshme ndërqeveritare.

Ndalimi do të hyjë në fuqi brenda tre muajve, duke filluar nga 1 janari 2025.

Leonie Gerritsen, që përfaqëson Partinë për Kafshët në Hagë, tha: “Haga do të jetë qyteti i parë në botë që do të ndalojë realisht reklamimin e karburanteve fosile… Haga dëshiron të jetë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2030. Prandaj nuk është e përshtatshme të lejohet reklamimi i produkteve nga industria e karburanteve fosile”.