Sport

Hadergjonaj kryeson garën për futbollistin më të mirë të “Young Boys”

Talenti më premtues shqiptar në kampionatin zviceran, Florent Hadergjonaj, është në garë për t’u shpallur lojtari më i mirë i sezonit tek ekipi i tij “Young Boys”.

Në anketën e cila është duke u realizuar nga gazeta e Bernës “bernerzeitung.ch”, Hadergjonaj kryeson renditjen me afro 47 %, i ndjekur nga Guillaume Hoarau me 21 %, për të vijuar me lojtarë të tjerë, të cilët kanë më pak vota.

Sipas gazetës zvicerane, sondazhi do të jetë i hapur deri më 4 qershor, në orën 8 të mëngjesit, njofton albinfo.ch.
Futbollisti i skuadrës “Young Boys” të Bernës ka zhvilluar një sezon mbresëlënës, duke zhvilluar 26 ndeshje në kampionat dhe duke dhënë pesë asistime për shokët e skuadrës, e cila përfundoi sezonin në vendin e dytë të kampionatit zviceran.

20-vjeçari nga Pobërgja e Deçanit, i cili është lindur në Zvicër, ka luajtur në tetë sfida në Ligën e Evropës, ku ishte protagonist me një asistim, ndërsa ai shihet edhe si e ardhmja e futbollit helvetik.

Për ta votuar Florentin që të bëhet lojtari i sezonit në “Young Boys” të Bernës duhet të votoni në këtë link: www.bernerzeitung.ch/community/rating/.