Sport

Hadërgjonaj i gëzohet fitores ndaj Baselit

Mbrëmë në “Stade du Suisse “ të Bernës në praninë e mbi nëntëmbëdhjetë mijë shikueseve FC.YONG BOYS ,i Florent Hadergjonajt i ka shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat kryesuesit të tabelës dhe Kampionit të shumëfishtë të Zvicrës FC BASEL 1893 duke e mundur me rezultatin 4:3 .

Ky takim derbi i javës së nëntë ka qenë përplot me raste shënimi dhe aksione të bukura.

Vendasit që në minutën e pestë kanë kaluar në epërsi 1:0 nëpërmjet minoritarit goran Miralem Sulejmani,i cili sivjet erdhi në radhët e Yong Boys-it , nga Benfika e Portugalisë.

Pas këtij goli të pësuar futbollistët e Baselit, kanë filluar t’i rreshtojnë sulmet e njëpasnjëshme drejt portës kundërshtare dhe në minutën e 23-të sulmuesi i ri dhe mjaft i talentuar i Baselit, Breel Embolo barazon rezultatin në 1 me 1 .Deri në minutën e 44-të shohim aksione të shumta por pa konkretizim golash.

Vetëm një minutë më vonë nga krahu i majtë sikur me dorë Sulejmani shërbehet nga Hadërgjonaj, dhe ai shënon për herë të dytë gol mjaft të bukur duke e kaluar në epërsi Yong-Boys-in ndaj Baselit 2:1 , dhe me këtë rezultat mbyllet gjysmëloja e parë. Edhe pjesa e dytë nis me aksione të shpejta e të bukura për syrin e shikuesve. Golashënuesi më i mirë i Baselit , Shkëlzen Gashi në minutën e 62-të u zëvendësua nga Janko.

Por edhe ky ndërrim nuk sjell në ato momente ndonjë risi. Janë vendasit ata që prapëseprapë mbizotërojnë në fushë dhe në minutën 64-të shohim një kombinim të shkëlqyer ndërmjet Renato Stefen, dhe bashkëlojtarit të tij Grendt , i cili   e avancon topin edhe dy tre hapa përpara dhe shfrytëzon për mrekulli një pakujdesi të portierit Tomas Vaclik të Baselit dhe me gjakftohtësi e rehaton topin në rrjetë duke e çuar skuadrën e tij në epërsi në 3 me 1. Në tribuna shpërthen gëzim i pa përshkruar i simpatizuesve bernuasë .

Lojtarët e Baselit duke parë fundosjen shtojnë angazhimin në lojë. Një goditje tepër të fortë dhe precize në portën e Yong Boys-it vjen në minutën 71 nga sulmuesi i Baselit , Taulant Xhaka,por portieri Movogo me shumë përpjekje në çastet e fundit e dëbon topin mbi transversalen e portës së tij.

Përpjekjet e mysafirëve rezultojnë me sukses në minutën 74-të pas një kombinimi të mrekullueshëm ndërmjet Zufit me Suchin ,e ky i fundit me gjuajtje të saktë e ngushton rezultatin në 3 me 2. Sonte në ditën e tij të duhur ishte lojtari i Yong Boys-it, Alekxander Gerndt, i cili në minutën 81 shënoi gol jashtëzakonisht të bukur duke e çuar skuadrën e tij në avantazh 4 me 2.

Kur të gjithë menduan që ky takim derbi do të mbyllet me këtë rezultat në skenë u paraqit rezervisti Marc Janko i cili në minutat shtesë të lojës saktësisht në minutën 92-të shënoi gol dhe zbuti disfatën e Baselit në 4 me 3. Përveç Gashit dhe Xhakës në njëmbëdhjetëshin e Baselit në këtë duel të javës luajti dhe Naser Aliji i porsa rikthyer në Klub nga FC. Vaduz. Kurse në radhët e ekipit të Yong Boys-it, luajti Florent Hadergjonaj i cili ishte njëri nga lojtarët më të mirë dhe më stabil të mbrojtjes së këtij ekipi.

Arbitëri kryesor i kësaj ndeshje Stefan Klosner ishte në nivel të detyrës, ai çdo ndërhyrje të ashpër e ka ndëshkuar me kartonë të verdhë. Nga radhët e vendësve me karton të verdhë për shkak ndërhyrjeve të palejuara janë ndëshkuar Jean Lecjaks dhe portieri Movogo, për arsye të mosaktivizimit të topit me kohë në lojë.

Kurse nga radhët e Baselit në minutën 96-të pakurrfarë nevoje Taulant Xhaka, godet një lojtar kundërshtar dhe referi Klosner e heton dhe pa hezituar fare e ndëshkon Xhakën me karton të kuq. Ndërkaq për ndërhyrje të pakontrolluara me karton të verdhë tek Baseli janë ndëshkuar edhe Aliji e Kuzmanoviq.

Me gjithë humbjen e pësuar FC Basel prapë kryeson tabelën me 24 pikë, dhe ende mbanë në distancë me katër pikë epërsi Grasshopper-in e Cyrihut të radhitur në vendin e dytë .