Shkurt.ch
Gwyneth Paltrow, femra më e bukur në botë
Magazina amerikane "People" ka shpallur të mërkurën Gwyneth Paltrow si femrën më të bukur në tërë rruzullin tokësor për vitin 201.
Aktorja shfaqet në kopertinën e revistës për muajin prill nën titullin “Gruaja më e bukur në botë”, numri i ri i së cilës del në shitje ditën e premte.
Ajo shprehet se e gjithë merita e bukurisë së saj qëndron tek familja e mrekullueshme që ka. Në një intervistë për ‘People’, Paltrow ka thënë se kur ndodhet me familjen e saj i pëlqen të jetë sa më komode, vesh xhinse dhe rri gjithë kohës pa make up.
Edhe kryeredaktori i revistës tha se gjedhja u bë pasi publiku shpesh gjen veten tek aktorja e cila është një bashkëshorte dhe nënë që bën një balancim të jetës personale dhe karrierës.
Aktorja fituese e çmimit Oskar shquhet për format e saj perfekte të trupit, kjo falë edhe ushtrimeve të vazhdueshme fizike
40-vjeçarja i ka marrë “kurorën” Beyonce-s, e cila u shpall më e bukura e vitit 2012.
Kerry Washington, Amanda Seyfried, Zooey Deschanel, Jane Fonda, Kelly Rowland, Drew Barrymore dhe Pink, janë po ashtu pjesë e listës së bukurosheve të botës.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra