Kosova
Gushti nis me fluks kosovarësh në Morinë që udhëtojnë drejt Shqipërisë
Fillimi i muajit gusht ka nisur me një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës, përcjell albinfo.ch.
Më të shumtë janë qytetarët e Kosovës, që nisen drejt Shqipërisë. Ata thonë se nisen prej vitesh drejt bregdetit shqiptar për çmimet dhe shërbimin.
Të ardhur nga Gjermania e shumë vende të tjera, shqiptarët e Kosovës janë besnikë të bregdetit shqiptar. Kalojnë shtete të shumta, por destinacioni kryesor mbetet Shqipëria.
“Plazhi i Shqipërisë është plazhi më i mirë në botë, nuk ka më mirë. Kemi dëgjuar që kanë ndryshuar çmimet, por ta shohim”, thonë një çift shqiptarësh, që ka kaluar mes Maqedonisë së Veriut nga Gjermania për të vizituar qytetet e vendlindjes.
“Kam dëgjuar për plazhet në Shqipëri. Vij për herë të parë. Jam nisur drejt Vlorës e shpresoj të më pëlqejë siç e kam parë në video dhe foto”, thotë një turist i huaj.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 32 mijë shtetas.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim