Kuzhina shqiptare

Gurabija me portokall

Jepuni një shije ndryshe gurabijave, duke shtuar portokall dhe miell misri.

Gurabija me portokalPërbërësit:

•       100 gr miell misri
•       250 gr miell gruri
•       100 gr gjalpë (i shkrirë)
•       2 vezë
•       120 gr kos
•       70 gr sheqer pluhur
•       1 lugë çaji pluhur pjekës (pecivë)
•       gjysmë luge çaji kanellë
•       1 lëkurë portokalli (të madh)
•       pak kripë
•       10 gr sheqer kaf
•       1 shkop vanilje (farat)

Përgatitja:

Hidhni në një tas të thellë 2 kokrra vezë dhe sheqerin pluhur. Përziejini.
Shtoni më pas gjalpin e shkrirë, kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe pak kripë dhe vazhdoni t’i përzieni.

Shtoni miellin e misrit, miellin e grurit, pluhur pjekës dhe pak kanellë.
I përzieni mirë gjithë përbërësit në tas derisa të keni një brumë që nuk derdhet, por që është i lidhur mirë.

Me një lugë akullore hidhni brumin me forma në një tepsi.
Hidhni pak sheqer kaf sipër cdo gurabije.
Piqini në 200 gradë për 15-20 min.

Ju bëftë mirë!