Lajme

Guinea Bisau njeh pavarësinë e Kosovës

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se deri në ora 16.00 nuk ka ardhur kurrfarë konfirmimi për njohje të Kosovës!

Republika e Guinea Bissau e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Ky lajm është bërë i ditur sot pasdite në një konferencë për medie në selinë e Aleancës Kosova e Re.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë për Kosovapress se në këtë ministri deri në ora 16.00 nuk ka ardhur kurrfarë konfirmimi për njohje të Kosovës nga ana e Guinea Bisau.

Republika e Guinea- Bissau ndodhet në Afrikën perëndimore dhe kufizohet me Senegalin në veri dhe me Guinenë në jug e lindje, ndërsa me Oqeanin Atlantik në perëndim.

Guinea- Bissau është shteti dytë që njeh pavarësinë e Kosovës këtë vit, pas Katarit, dhe i 74-ti që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008.