Bota

Grusht shteti në Turqi, Ushtria pretendon se ka marrë pushtetin

Raportohet për shkëmbime zjarri në afërsi të presidencës dhe Parlamentit të Turqisë. Qytetarët kanë dalë në rrugë për të penguar përpjekjet e Ushtrisë për të marrë kontrollin mbi shtetin.

Deri tani dihet se Ushtria e Turqisë është duke bërë përpjekje për të përmbysur Qeverinë në Turqi.

Ushtria ka njoftuar për marrjen e Televizionit turk TRT.

Presidenti Erdogan flet por për një “minoritet” brenda ushtrisë.

Ushtria e Turqisë pas grusht shtetit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim të imponuar.

Erdogan u ka bërë thirrje qytetarëve  që të dalin në rrugë  për të rezistuar grusht shtetin. Madje Erdogan u ka bërë thirrje edhe imamëve lokalë që të ftojnë qytetarët të dalin në rrugë.

Trupat ushtarake kanë  zënë pikat strategjike në Stamboll dhe Ankara, duke përfshirë Aeroportin Ataturk dhe ambientet e televizionit shtetëror TRT.

Në Ankara ka pasur padyshim një shpërthim të fortë. Aeroplanë luftarakë dhe helikopterët ushtarakë kanë fluturuar mbi qytet.