Lajme

Grupi militant i Libanit sulmon Izraelin

Grupi militant i Libanit, Hezbollah, ka raportuar se sulmoi pesë poste izraelite në kufirin Izrael-Liban me raketa dhe predha.

Sipas deklaratës, grupi pretendon se ka shkaktuar mbi ta “goditje të sakta dhe të drejtpërdrejta”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sulmi vjen pasi një dëshmitar më herët pretendoi se kishte parë raketa që ishin drejtuar tek forcat izraelite nga Libani, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, Hezbollah dje kishte deklaruar se është i përgatitur për t’iu bashkuar Hamasit në luftime.