“Pse birra Peja duhet të ketë aq shumë vështirësi për të depërtuar në tregun e Shqipërisë, ndërsa birrat nga Shqipëria që depërtojnë në Kosovë nuk kanë asnjë pengesë. Patatja e Kosovës është bërë sinonim i marrëdhënieve tona tregtare për fat të keq, shkruan rtklive.com. Nuk ka justifikimeve më se barnat e Kosovës po kanë vështirësi të depërtojnë në Shqipëri, derisa I plotësojnë të gjitha kushtet”, shprehet Panxha.
Kurse Astrit Shabani nga një kompani prodhuese, potencon çështjen e sigurisë si një gjë të rëndësishme e cila po bën që bizneset nga Kosova të ngurrojnë të plasojnë produkte apo të investojnë në Shqipëri.
“Një shqetësim i neve prodhuesve nga Kosova për të marrë pjesë në tregun e Shqipërisë në çfarëdo forme apo me prezencë të produkteve apo në investime është siguria, sepse vitet e fundit nuk është se kemi kaluar përvojë të mirë në sigurinë individuale apo në sigurimin e pronës së investuar atje. Është një situatë jo e favorshme, personalisht kemi tentuar në forma të ndryshme të jemi prezent në treg, por ne akoma jemi në stad kur nuk e ndiejmë vetën të sigurt”, thotë Shabani.
Megjithë këto probleme, Panxha nga klubi i prodhuesve thotë se problemi qëndron tek grupe të interesit e jo tek shumica e prodhuesve nga Shqipëria. Ai shprehet se nuk duhet mbrojtur interesin e një individi, përmbi interesin e shtetit.
“Prodhuesit nga dy anët tregojnë që nuk kanë frikë nga tregtia e lirë, përkundrazi janë pro tregtisë së lirë, por duhet të identifikojmë cilat janë ato grupe të interesit që po e pengojnë tregtinë e lirë mes dy vendeve”, thotë Panxha.
Panxha shprehet se tregu i Shqipërisë duhet të jetë vazhdimësi e tregut të Kosovës, ku prezenca e produkteve të Kosovës duhet të ndodhë pa probleme.