Kosova
Grumbullohet një fond për mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë
Përmes Platforms online “KosovaIdeas”, kjo fushatë kishte për qëllim të krijojë të paktën 20 mijë euro të cilat do të nevojiten që të hapin një vend pune që do të shërbejë për trajnim dhe punësim

Këtë vit shënohet 20 vjetori që nga lufta e fundit në Kosovë i viteve 1998-1999.
Në shenjë të këtij përvjetori, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, OJQ me seli në Prishtinë, ka zhvilluar iniciativën për grumbullimin e fondit prej 20 mijë eurove për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Pas mbarimit të luftës, të mbijetuarit e dhunës seksuale ende përballen me sfida dhe stigma të ndryshme brenda komuniteteve të tyre.
Përdorimi i dhunimit masiv dhe i formave të tjera të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) pati pasoja të mëdha jo vetëm për viktimat , por edhe për familjet dhe komunitetet e tyre.
Në Kosovë, dhuna seksuale e lidhur me luftën (përfshirë përdhunimin) është akoma tabu kulturor dhe stigma e madhe rrethon këto krime.
Rimëkëmbja psikologjike e të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe torturës është penguar shumë nga kjo stigmë.
Frika e të mbijetuarve për t’u refuzuar nga familja dhe komuniteti i tyre krijon pengesë për rehabilitimin, qasjen në drejtësi dhe riintegrimin socio-ekonomik.
Ata që përjetuan dhunë seksuale gjatë konfliktit përjetojnë sfida të mëdha në kërkimin e të drejtave për shërbimet rehabilituese, kompenzimin dhe drejtësinë.
Deri më sot asnjë person nuk ka dalë para drejtësisë për të marrë dënime në lidhje me dhunimet e kryera gjatë kohës së luftës.
Sipas Platformës ‘KosovoIdeas’, që nga viti 1999, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), ka zhvilluar dhe zbatuar programe të fokusuara në mbështetjen e rimëkëmbjes psiko-sociale dhe mjekësore të të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.
“Çdo i/e mbijetuar ka të drejtën për të korrigjuar dhe riparuar!”.
Fushata “Be My Voice” (Bëhu Zëri Im) ka filluar më 26 qershor, dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe fondet për dhunën seksuale të luftës, duke luftuar paragjykimet dhe stigmatizimin, dhe promovimin e përfshirjes sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës.
Përmes Platforms online “KosovaIdeas”, kjo fushatë kishte për qëllim të krijojë të paktën 20 mijë euro të cilat do të nevojiten që të hapin një vend pune që do të shërbejë për trajnim dhe punësim, ku viktimat e përdhunimit të luftës do të fuqizojnë rolin e tyre brenda familjes dhe shoqërisë me krijimin dhe shitjen e punë doreve.
E-Diaspora
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg,...
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë
-
Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
SBB planifikon rreth 1600 trena specialë për vitin 2025, për këtë arsye Hekurudhat Federale të Zvicrës (SBB) po përgatiten për një vit jashtëzakonisht të ngarkuar, me rreth 1600...
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër
-
Studenti zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë së dronëve
-
Cilat janë ligjet rreth detektorëve të kamerave të shpejtësisë në Zvicër?
-
Zvicër: Rriten rastet e pastrimit të parave dhe krimeve që lidhen me pedofili