Maqedonia
Gruevski sërish në gjykatë, akuzohet për rastin “Shuplakat”
I akuzuari i parë është Gruevski për veprën penale “dhunë”, për të cilën në Kodin Penal parashihet dënim me burg prej 6 muaj deri 5 vite
Nëse Gjykata Penale në Shkup e vërteton fajësinë për rastin “Shuplakat në Komunën Qendër”, atëherë ish-kryeministri i Maqedonisë dhe aktualisht lideri opozitar, Nikolla Gruevski mund të dënohet nga 6 deri në 5 vjet burg. Ndaj Gruevskit, kryetar i partisë VMRO DPMNE dhe 14 të tjerëve, nesër rifillon procesi gjyqësor për rastin “Shuplakat”.
I akuzuari i parë është Gruevski për veprën penale “dhunë”, për të cilën në Kodin Penal parashihet dënim me burg prej 6 muaj deri 5 vite.
Ndryshe, për rastin “Shuplaka”, ka dal një audiongjizim nga Zoran Zaev, në ato që njiheshin si “bombat e Zaevit”. Në njërën nga “bomba”dëgjohej se si, Gruevski kërkon që të përgatitet skenar ku kryetari Andrej Zhernovski do t’i marrë disa shuplaka.
“Kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski në bisedë me ish ministrin për transport dhe lidhje Mile Janakievski, porositën dhe koordinuan protestë para komunës Qendër në Shkup, nën pretekstin për mosprishjen e Kishës së re, ku një grup më shumë se dhjetë duhet të hyj në sallën e Këshillit, dhe para të gjithëve këshilltar e media, t’ia lidhin dy-tre shuplaka të rënda, kryetarit të komunës Qendër”.
Por, për Gruevskin ky nuk është rasti i parë gjyqësor ku ai do ta dëshmojë pafajësinë. Me vendimet e gjykatave javët e kaluara, numri një i opozitës në një të ardhme të afërt sipas të gjitha gjasave do të ballafaqohet edhe me tre lëndë tjera, ku akuzohet për gjithsej 3 vepra penale, transmeton AlsatM.
Në rastin TNT për rrëzimin e objektit Kosmos të Fiat Canovskit, tashmë është pranuar aktakuza dhe bombat si dëshmi. Gruevski akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sipas Nenit të Ligjit që parasheh të paktën 3 vite dënim me burg, nëse dënohet.
Në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit prej 600 mijë euro, Apeli i pranoi bombat si dëshmi. Nikola Gruevski në këtë rast akuzohet për marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor, ku parashihet dënim prej 6 muaj deri në 5 vite.
Dënim i njëjtë i kërcënohet Gruevskit nëse dëshmohet se është fajtor në lëndën “Trajektorja”, që ka të bëjë me procedurën për autostradat. Aktakuza për këtë rast u pranua javën e kaluar dhe pritet data për fillimin e gjykimit. Gjithsejtë, për lëndët që kanë filluar ose lëndë që së shpejti do të hyjnë në fazën e gjykimit, Gruevski akuzohet për 4 vepra penale.
Sipas dispozitave të Kodit Penal, dënimi i përgjithshëm për këto vepra sillet prej 4 vite e gjysmë deri 18 apo më shumë vite burg.
Por, këto nuk janë aktakuzat e vetme me të cilat mund të ballafaqohet Nikola Gruevski. Nga vendimet e gjykatave në javët e ardhshme do të varet nëse do të pranohet aktakuza për lëndën “Titanik”, në këtë lëndë Gruevski akuzohet për 3 vepra penale ku dënimi i përgjithshëm më i ulët është 9 vite.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel