Bota

Gruaja vret tre persona në SHBA

Të paktën tre persona janë vrarë dhe dy janë plagosur sot në një shkëmbim zjarri në Aberdeen të Harford County, në shtetin amerikan të Maryland, njoftoi policia.

”Mund të konfirmojmë disa të plagosur dhe disa të vdekur në një depo të shpërndarjes së medikamenteve të një rrjeti farmaceutik’’, pohoi sherifi Jeffrey Gahler.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit njoftuan se e dyshuara për të shtëna në qendrën e shpërndarjes së ndihmës së Rite në verilindje të Maryland, është në paraburgim dhe është në gjendje kritike, përcjell albinfo.ch.

Policia nuk ka dashur të konfirmojë për momentin nëse autori i masakrës është një grua, siç u raportua në media.

Më parë, FBI raportoi se kishte “të shtëna dhe se ka më shumë viktima”.

Guvernatori Marylandit tha se zyra e tij po e vëzhgon nga afër situatën dhe se shteti është gati të ofrojë çdo lloj ndihme.