Bota

Gruaja rrah shoferin, aksidenti përfundon me 15 të vdekur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, që përfundoi me 15 viktima

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, ku një grua ka sulmuar shoferin e një autobusi pasi ky i fundit nuk e ka ndalur në vendin ku ajo dëshironte.

Numri i viktimave nga ky aksident ka shkuar në 15, shkruan Syri.net.

Gruaja 48-vjeçare ka sulmuar shoferin me teledonin e saj, ku edhe ky i fundit ja ka kthyer duke e sulmuar.

Në një moment ai humbet drejtimin e mjetit duke prerë timonin drejt lumit, përcjell albinfo.ch.

Ura ishte e lartë 50 metra. Autobusi ka goditur një veturë dhe më pas ka rënë poshtë, duke bërë që të vdesin 15 persona që ishin brenda autobusit.