Bota
Gruaja që luftonte kancerin vdes pak orë pas martesës në spital
Një çift nga Connecticut në SHBA i kanë qëndruar besnikë premtimit për martesë – në të mirë e në të keq. Por, David Mosher, 35, dhe Heather Lindsay, 31, i thanë njëri-tjetrit Po për martesë vetëm pak orë para se Lindsay të ndërrojë jetë pas përballjes me kancerin e gjirit për një vit.
“Ishte më shumë si një funeral se sa një dasmë, të jem i sinqertë. Ishte ora më e keqe e jetës sime”, ka thënë Mosher për “InsideEdition”.
Mosher kishte planifikuar t’i propozonte Lindsayt më 23 dhjetor 2016, pas dy vjetësh lidhje. Atë mëngjes, çifti ishte në vizitë te doktori dhe Lindsay ishte diagnostikuar me formë agresive të kancerit të gjirit. Diagnoza megjithatë, nuk e ndali Mosherin, transmeton Albinfo.ch.
“I lash planet siç ishin. I propozova. Kishim vitin më të vështirë të jetëve tona. Ajo ngeci me kancerin përmes hemoterapisë”, ka thënë ai.
Lindsay dhe Mosher menduan se kanceri ishte nën kontroll, por në shtator të 2017-s doktorët i informuan se ai ishte shpërndarë edhe në tru dhe në mushkëri.
Andaj çifti caktoi datën e martesës më 30 dhjetor, por kur data u afrua, doktorët i shpjeguan Lindsayt se ndoshta nuk do të mund të përballojë deri në atë ditë.
Kështu më 22 dhjetor, e veshur në fustanin e dasmës dhe e shtrirë në spital, Lindsay dhe Mosher u betuan përjetësisht për martesë, ndërsa vetëm 18 orë më pas ajo vdiq.
Varrimi i saj u mbajt në ditën kur ishte supozuar të martoheshin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?