Shqipëria
Gruaja nga Kosova po kërkon ndihmë për t’u kthyer nga Siria
Arton Sekirqa po mundohet në çdo formë ta kthejë motrën e tij në Kosovë e cila po jeton tmerrin bashkë me dy fëmijët e saj; Ismailin 3 vjeç dhe Ibrahimin 6 muajsh
Hera e fundit që foli me motrën e tij është para dy dite. Arton Sekiraqa nuk e di a do të ketë mundësi të bisedojë sërish me Ermirën, e cila ndodhet në një kamp të ISIS-it në Siri.
Motra, në telefonatën e fundit, i ka treguar Artonit për rrezikun që e pret atë brenda këtij kampi ku janë të mbyllur 8 mijë vetë, kryesisht gra dhe fëmijë.
“Ngom, nesër vjen një njeri e kam emrin Harun. Ka me i lexu ni letër me emra. Nuk e di a e kom emrin aty a jo. Nëse e kem na marrin na qojnë dika se di ku. Unë shpejt të kallxoj ty”, ka thënë Ermira.
Tashmë një jave në kampin ku Ermira po mbahet me dy fëmijët e saj, pjesëtarë të ISIS po i marrin gratë dhe po ua shesin pjesëtarëve në zonën e luftës, raporton “T7”.
14 gra, sipas Ermirës, tashmë u larguan me forcë, e në listën tjetër të njëjtin fat mund ta ketë edhe Ermira, përcjell albinfo.ch.
Ermira nga Prishtina, ishte nisur për në Siri para katër vitesh me bashkëshortin e saj, i cili tashmë është vrarë gjatë luftimeve kurse ajo është martuar me një shqiptar nga Maqedonia për fatin e të cilit nuk dihet.
Shpresa e vetme për familjen Sekiraqa nga Prishtina ka mbetur ndihma nga shteti i Kosovës. Ka tre muaj kur Artoni ju është drejtuar me një kërkesë.
Sekirqa po mundohet në çdo formë ta kthejë motrën e tij në Kosovë e cila po jeton tmerrin bashkë me dy fëmijët e saj; Ismailin 3 vjeç dhe Ibrahimin 6 muajsh.
Në këtë kamp përveç Ermirës janë edhe tre gra tjera nga Kosova. Njëri nga Gjilani, një nga Prizreni dhe një tjetër nga Mitrovica me nga dy fëmijë secila.
https://www.youtube.com/watch?v=IIbvCgHpuF0
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik