Fun

Gruaja e parë refere, në Bundesligë

Për herë të parë në historinë e Gjermanisë arbitër kryesor futbolli do të jetë një grua. 38-vjeçarja Bibiana Shtejnhaus nga Hanoveri është në mesin e katër gjyqtarëve të sezonit 2017/2018, e cila do të ndajë drejtësinë në ligën më të mirë gjermane të futbollit.
Shtejnhaus është gruaja e parë në Evropë që do të jetë gjyqtare kryesore e futbollit. Në vitin 2007 ajo kishte ndarë drejtësinë në  ligën e dytë gjermane.

Në vitin 2008 ajo u bë gruaja e parë që ka gjykuar ndeshjen e Kupës së Gjermanisë dhe më 1 qershor do të referojë finalen e grave të Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris St Germain dhe Olympique Lyon.

Zgjedhja e Federatës Gjermane të Futbollit me siguri do të motivojë shoqatat e tjera të futbollit në Evropë për t’u dhënë më shumë hapësirë grave gjyqtare.