Lajme
Gripi spanjoll nuk u zhduk asnjëherë
Më shumë se 50 milionë njerëz, një shifër kjo gati e paimagjinueshme, llogaritet të kenë humbur jetën në mbarë botën nga pandemia e viteve 1918-1919, e njohur ndryshe si “gripi spanjoll”.
Ajo u pa si sëmundja më vdekjeprurëse në rang global që prej murtajës, apo Vdekjes së Zezë.
Ishte diçka e rrallë në mesin e viruseve jo aq të rrezikshme të gripit e goditi më shumë të rinjtë e shëndetshëm, që shpesh shuheshin brenda vetëm brenda disa ditësh nga shfaqja e simptomave të para, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Në Shtetet e Bashkuara, gripi spanjoll e jetëgjatësinë mesatare me 12 vjet. Autoritetet e shpallën asokohe pandeminë të mbyllur pas dy vjetësh.
“Raporti më i mirë shëndetësor për qytetin në 53 vjet”, shkruante New York Times 4 janarin e vitit 1920. Entuziasmi megjithatë nisi të bjerë pas disa javësh, dhe shifrat u rritën sërish.
Banorët u siguruan se virusi përgjegjës për valën e re do të ishte më i butë, dhe personat që e sëmurë një vit më parë, tashmë, do të ishin imunizuar.
Por a u zhduk vërtet gripi më i tmerrshëm në histori?
Pas infektoi rreth 500 milionë vetë në mbarë botën në vitet 1918 dhe 1919, që atëherë llogaritej si gati një e treta e popullsisë globale, shtami H1N1 që shkaktoi gripin spanjoll doli në plan të dytë e përshkrua si grip i zakonshëm sezonal.
Megjithatë, herë pas here, pasaardhës të drejtpërdrejtë të tij kombinoheshin me gripin e shpendëve apo të derrit duke krijuar shtamë të fuqishme pandemike, si ai i vitit 1957, ai i 1968 që përkon me gripin e tmerrshëm të Hong Kongut nga i cili në një vit vdiqën 1 deri në 4 milionë vetë në mbarë globin, si dhe ai i 2009-ës.
Këto shpërthime mendohen se u krijuan të gjitha pjesërisht nga virusi i vitit 1918 , cka i dha gripit spanjoll titullin e urryer “nëna e të gjitha pandemive”.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit