Tematike
Gripi, Korona, virusi RS janë bërë bashkë: Sa “e pashpresë” është gjendja në spitalet zvicerane?
Spitalet zvicerane ndodhen afër kolapsit, alarmojnë një pjesë e mjekëve zviceranë. Mjekë të tjerë thonë se kjo situatë nuk krahasohet me atë të valëve të koronës
Fakti që sistemi shëndetësor zviceran ndodhet në kufirin e tij të mbijetesës nuk është shumë i ri. Megjithatë, nuk shihet ndonjë përmirësim, përkundrazi. Situata në spitale sa vjen e përkeqësohet. tani kur edhe sezoni i skive po fillon, pothuajse nuk ka shtretër të lirë në shumë vende.
Korona, gripi, virusi RS: Këto janë vetëm tri arsye pse spitalet zvicerane ndodhen afër kolapsit, aktualisht.
Në qendrën spitalore Oberwallis në Brig dhe Visp, të gjithë shtretërit janë zënë plotësisht në muajt e fundit, thotë drejtori i infermierisë së qendrës spitalore Oberwallis, transmeton albinfo.ch. Ai thotë se kurrë nuk e ka përjetuar këtë gjatë gjithë karrierës së tij.
Si rezultat, disa pacientëve që nuk kanë nevojë për trajtim akut po u duhet të qëndrojnë në dhomën e urgjencës, shkruan blick.ch. Ka pasur situata ku deri në 50 pacientë kanë qenë në pritje të transferimit, sipas drejtorit të infermierisë. Megjithatë, nuk kishte shtretër tjerë urgjence.
Situata në shumë vende është po aq e rëndë sa në qendrën spitalore të Valisit të Epërm. Pierre-André Wagner, kreu i shërbimit ligjor të shoqatës profesionale zvicerane të infermierëve, e përshkruan situatën aktuale madje si “të pashpresë”. Ka probleme në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Tani të gjitha bëhen bashkë.
Fakti që shpërthimi i gripit sezonal po ndodh mbi një muaj më herët se zakonisht këtë vit nuk e ndihmon situatën. Numri i rasteve kishte arritur tashmë vlerat kulmore të sezonit të gripit të viteve të mëparshme para Krishtlindjeve, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në buletinin e saj të martën, transmeton albinfo.ch. Në atë kohë, kulmi i valës së gripit arrihej vetëm nga fundi i janarit dhe në shkurt. Përveç kësaj, ka ende një numër të paparashikueshëm të pacientëve me Covid.
300 infermierë dorëhiqen çdo muaj. Shkaktar, stresi i madh në punë
Por faktorë të tjerë si ndryshimi i demografisë po ndikojnë gjithashtu në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ka gjithnjë e më shumë të moshuar që kanë nevojë për kujdes. Në të njëjtën kohë, ka mungesë të stafit. Një rreth vicioz.
Sipas Shoqatës Profesionale Zvicerane të Infermierëve dhe Specialistëve të Infermierisë, rreth 300 infermierë/e heqin dorë përballë stresit të vazhdueshëm dhe ndryshojnë vendin e punës çdo muaj. Rrjedhimisht, kur ka mungesë të personelit, shtretërit duhet të reduktohen automatikisht.
Në të njëjtën kohë vihet re një mungesë e dukshme e mjekëve të përgjithshëm në spitale. Në rastet ku mungojnë mjekët e familjes, sipas rajonit, pacientët detyrohen të shkojnë në spital në vend që të ekzaminohen në komunën e tyre. Kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Përgjithshëm dhe Pediatërve, Philippe Luchsinger, thotë për Blick se midis 3,000 dhe 4,000 mjekë të përgjithshëm dhe pediatër do të nevojiten në vitet e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Në Valisin e Epërm, për shembull, ka vetëm pesë pediatër.
Jo të gjithë janë kaq pesimistë
Megjithatë, ka mjekë dhe spitale në Zvicër që nuk e shohin gjendjen kaq alarmante. Kështu, Hans Jakob Furrer, drejtor i klinikës universitare dhe mjek kryesor për infektiologji, në spitalin universitar (Inselspital) të Bernës zbut alarmin.
I pyetur nga SRF nëse situata është e krahasueshme me momentet kur Korona ishte shumë akute, ai thotë: Ishte shumë më keq gjatë valëve të mëdha të koronës. Në veçanti, njësitë tona të kujdesit intensiv ishin shumë të mbingarkuara me pacientë me koronavirus në atë kohë, transmeton albinfo.ch. Sot kjo ndodh dukshëm më pak. Na është dashur edhe tani të zhvendosnim personat me grip nga urgjenca në repartin e kujdesit intensiv, por jo në atë masë sa ndodhte kjo në kohën e valëve të mëdha të koronës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra